10 orë pa drita Shëngjinin, banorët: Situata përsëritet sa herë ka reshje shiu

Zona turistike e Shëngjinit, Ishull-Shëngjin dhe Ishull-Lezhë, qëndruan në errësirë për më shumë se 10 orë. Shkak u bënë defektet në rrjetin e energjisë si pasojë e motit të keq të një nate më parë.

Mungesa e energjisë krijoi probleme për bizneset dhe familjarët në zonën e Shëngjinit. Qytetarët shprehen se situata të tilla përsëriten sa herë që ka reshje shiu, e kjo ndodh nga amortizimi i rrjetit.

Në ditë reshjesh, nuk është një gatishmëri e nivelit të kërkuar. Instalimet e hershme nuk janë  të nivelit perëndimor ose të zhvillimeve të reja dhe do të ketë nevojë për një kontroll më të rreptë për të ditur ku kemi gjendjen dhe të mos ndodhin këto situata. Duke pasur në frigorifer gjëra që nuk duhet të bien në temperatura të tjera, ndryshon cilësia e ushqimeve dhe e produkteve, që do thotë rrezikojmë shëndetin e të tjerave. Disa gjëra janë bërë si me thënë 30% ndërsa 70% nuk  janë bërë, nuk janë riparuar.-Janë shprehur disa prej banorëve

Rikthimi i energjisë elektrike u bë vetëm gjatë orëve të natës. Sa i përket amortizimit të rrjetit akoma nuk ka një informacion se kur do të ndërhyrjet për ndërrimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *