Aksidentohet punëtori i Metalurgjikut në Elbasan, e zë poshtë masivi i hekurit dhe i thyen këmbët

Një punonjës i kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan ka pësuar një aksident në ambientet e punës pasditen e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i lënduari është Altin Lamçe 36 vjeç, të cilin e ka zënë poshtë një masiv i madh hekuri dhe i ka thyer të dy këmbët.

Aktualisht Lamçe është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa pritet të hyjë në sallën e operacionit. Ndërkohë një punonjës të kompanisë “Kurum” i pohoi gazetarit të Report Tv në Elbasan se punonjësi i Altin Lamçe ka rreshqitur në ambientet e hyrjes së kompanisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe po merr në pyetje punonjësin Altin Lamçe dhe kolegët e tij për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *