Çfarë do të ndodhë nëse studentët përçahen?

Nga Albano Zhapaj

Ka individë në krye të shtetit që gjithë jetën janë trajnuar edhe jashtë vendit se si të bëjnë dhe çbëjnë protesta. Janë profesionistë !!!

Ky pushtet do bëjë ç’është e mundur t’i përçajë studentët protestues dhe t’i bëjë ata të shkojnë nga iluzionet në zhgënjime !!

Do t’i rrethojë ata me policë civilë, do ti trysnojë e stresojë, do fusë ndër ta militantë e të paguar, do t’i identifikojë për t’u shtrënguar prindërit nëse i kanë diku të punësuar në shtet, ndërsa në të njëjtën kohë do të ushqejë kundërshtitë e brendshme mes studentëve protestues.

Në këto kushte studentët do të përballen me dy kundërshtarë; kundërshtarin e brendshëm, përçarësin e futur nga pushteti, dhe atë të jashtëm që është vetë qeveria.

Dihet se kundërshtitë gjenerojnë pakënaqësi, pakënaqësitë provokojnë represion, studentë të zhgënjyer do të fillojnë të braktisin protestën, përçarësit do të ngrenë kokën, do devijojnë qëllimet e protestës dhe dështimi është i pashmangshëm.

Studentët nuk duhet të bien pre e presionit të jashtëm dhe duhet të shkelmojnë e largojnë elementët përçarës të brendshëm të futur aty nga pushteti, të vazhdojnë protestën se duke protestuar do t’u kthjellohen vetë idetë dhe do gjejnë vetë mënyrat më të mira për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *