Gjykata jep masën e sigurisë për Alban Hoxhën

Gjykata e Tiranës ka vendosur paraditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për portierin e Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha.

Hoxha u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Portieri i njohur u kap teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l.

Sipas vendimit, Alban Hoxha duhet të paraqitet dy herë në muaj në prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *