Koha per ndryshim!

Nga Xheni Fizi

Fenomeneve e shumta negative në shoqërinë tonë, tregojnë se pjesët e errëta të së kaluarës, ende kanë një lidhje organike të fuqishme me të sotmen dhe ndoshta kjo është një pjesë e fatkeqësisë së madhe, që ka pllakosur dhe përjetojmë me stres të fuqishëm çdo ditë dhe çdo orë. Çështja e deformimit të sistemit është çështje e seriozitetit shkencor kundër idiomave dhe vulgarizimit, pasi kjo dukuri po vërehet gjithmonë e më shumë e mbështetur nga idetë e kaluara e ku e reja po ndjen vështirësinë e depërtimit, dhe me shumë vështirësi mundohet të shmangen konceptet e idetë e vjetra. Ato rezistojnë me të njëjtën përpjekje.e kanë mbështetje të adhuruesve të së vjetrës.Këto dy alternativat i nënshtrohen periudhave kalimtare tëndryshimit nga një ide tek tjetra e do të duhet kohë të arrihet ndryshimi i thelbit të sistemit shoqëror që jetojmë,pasi jemi larg realizimit të dëshirës mbi përfundimin e periudhës kalimtare në fushën e psikologjisë e moralit,ku do të arrihet aspekti i fundit ipranimit të ndryshimit. Por gjithesesi, do të pranojmë që, edhe pse janë pjesë të shoqërise, demokracia nuk mund tebashkejetoje me diktaturën apo oligarkinë, sepse ato nuk jane pjese e njera tjetres.
Ideja dominante në shoqërinë tonë, lidhet me dëshirën e pamatë drejt ndryshimit dhe orientimit të saj, duke u nisur nga dukuritë më thelbësore të stimulimit të progresit, por dhe të sulmit frontal ndaj regresit, për të cilat njeriu shqiptar (pjesa e inteligjencies së tij) do të gjejë njohjen dhe institucionalizimin e nevojës jetësore, për të riformuar institucionet dhe të zotërojë artin e drejtimit të tyre, duke arritur në këtë mënyrë, të shmangë pasojat e dukshme e të padukëshme, të dëmshme të periudhës kalimtare, duke afruar mundësitë e barabarta për të gjithë, në kushtet e konkurrencës së hapur e të ndershme të resurseve që disponon kombi brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndryshimi i sjelljes në demokraci, si sistemi i konkurrences dhe shanseve te barabarta.sjell nevojën e studimit të përvojave të reja, pasi ndikimi i periudhës që kemi lënë pas, është ende i mjaftueshëm për t’u vlerësuar si një stad rezistence, që herë pas here aktivizohet dhe reagon përballë kërkesave për ndryshim.

Është lehtë për t’u kuptuar që nuk ka ndonjë zbulim të ri mbi idetë dhe teoritë e perëndimit konservatore, liberaele e scialiste. Kjo na detyron që shpesh të kthehemi “në kopjues të këqinj”, duke simuluar në mënyrë të pajustifikuar konfliktualitetin antikap e pse jo dhe gjenetik. Opinioni sot ndodhet përballë “kurthit psikologjik” në veprim, ndaj të cilit duhet bërë kujdes. Venitja e efekteve të këtij kurthi duke ja lenë vendin rritjes së personalitetit dhe pavarësisë së individit, strukturave të shtetit dhe shoqërisë, të njeriut të lirë në sistemin e demokracisë, konkurues dhe vetveprues, larg klientelizmit politik dhe drejt konkurencës dhe suksesit, drejt hapësirave të mjedisit përftues intelektual, ndoshta mund të jetë rrugëzgjidhja më e mirë.

Ka ardhur koha t’i dërrmojmë spekullantët e lidhjet organike të së kaluarës të zymtë pa demokraci e të forcojmë mendimin në thelb të përmbajtjes të të qenit njeri i lirë. Ka ardhur koha që të dale në pah aftësia për të gjykuar dhe në skenë të shfaqen mendjendriturit.

Injoranca profesionale e justifikuar nga besueshmëria politike dhe e kultivuar nga neopotizmi, vrau qysh në fillesën e saj aftësinë për të kultivuar raporte të drejta në fushën e edukimit, formimit psikologjik, të të drejtave brenda standardit të demokracisë, në mënyrë që me objektivitet njeriu i lirë të arrinte të dallonte objektivat parësore jetësorë dhe me krahasueshmërinë ndaj tyre të vlerësonte realisht mundësitë, oportunitetet e munguara krejtësisht, zgjidhjet organike si dhe vlerat, kontributet e domosdoshme si subjekt politik, ideologjik, etiko moral dhe profesional.

Në këto rrethana shpesh individi mbetej përballë dilemës shkatërruese të zgjidhe apo jo ekuacionin e distancës së vetëdijes me aftësinë e mendimit, arsyetimit e gjykimit. Mosdija dhe mosnjohja e kanë të pëlqyeshëm paragjykimin. Cila rrugë duhet zgjedhur? Përfitimi dhe vuajtja janë më shumë të karakterit shpirtëror, se sa ligjor, pjesë e gjendjes psikologjike të sistemit të gjykuar në raportet individ shoqëri.
Brenda këtij sistemi nuk duhet te ketë pengesa serioze kundër nismës, egoizmit të individit apo daljes jashtë kornizave të platformës sociale ideologjike.
Në rrjedhën e efekteve të psikologjisë së ndryshimit, njerëzit e mençur të shoqërisë do të dijnë ta orientojnë atë drejt hapësirave të një shoqërie demokratike, drejt vlerave të integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *