Kryebashkiaku thërret kirurgun me urgjencë, ai nuk mban dot lotët kur hyn në spital

Mjekësia në vendin tonë po përjeton në eksod të vërtet. Mjekë dhe infermierë shqiptar i janë drejtuar shtetit gjerman për kushte më të mira pune dhe pagese, çka ka bërë që këtu të ndihet mungesa e tyre.

Në spitalet e vendit e sidomos ato nëpër rrethe, kanë mbetur thuajse vetëm “veteranët” e mjekësisë dhe kjo ndoshta bën që t’ua njohim më shumë vlerën.

Një rast disi i rrallë për nga natyra është shënuar në qytetin e vogël të Pukës, ku kryebashkiaku Gjon Gjonaj, ka telefonuar herët në mëngjes kirurgun 65-vjeçar, Dodë Boci, duke i komunikuar se e priste pranë sallës së operacionit pasi një i afërmi i tij kishte nevojë për një ndërhyrje urgjente.

Sapo mjeku i papërtuar ka mbërritur në ambientet e sallës është përballur me një surprise befasuese, pasi stafi mjekësor ishte mbledhur për t’i uruar 65-vjetorin e lindjes në këtë datë të shënuar për kombin shqiptar.

I gjendur mes kësaj atmosfere festive kirurgu Boci nuk ka mbajtur dot lotët e gëzimit.

Dr. Dodë Boci është një doctor shumë i njohur në zonën e tij pasi gjatë gjithë viteve të punës ka shpëtuar me qindra jetë pacientësh.

Edhe pse në moshë pensioni, 65-vjeç, kryebashkiaku Gjonaj e ftoi sërish kirurgun Boci që të kontribuonte për pukjanët deri sa kushtet shëndetësore t’ia lejojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *