Një fëmijë i dërgon letër në parajsë babait të tij të vdekur … dhe merr një përgjigje

Në Skoci, një fëmijë i dërgon një letër në parajsë babait të tij të vdekur … dhe merr një përgjigje

Një dërgues Royal Mail i dërgoi një letër këtij djaloshi 7-vjeçar, i cili i kishte dërguar një kartë babait të tij për ditëlindjen e tij.

“Z. Postier, a mund ta merrni kete leter e ta dergoni në parajse për ditëlindjen e babait tim?” Kjo është fraza që Jase, e një skocezi 7-vjeçar, i cili shkroi një letër babait të tij të ndjerë. Të mërkurën, më 28 nëntor, djali u befasua kur mori një përgjigje nga një postier në Postën Mbretërore, Postën Britanike, në shtëpinë e tij në Blackburn.

Postieri e siguron atë që posta e tij ka arritur në destinacionin e tij. “Ne arritëm t’ia dorëzonim letrën babait tënd në parajsë, ishte një sfidë për të shmangur yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugën drejt parajsës”, shkruhej në këtë letër e cila nëna e Jase, Teri Copland, e ka postuar në Facebook.

“Te jeni i sigurt se posta juaj e vecante dhe e rëndësishme është dorëzuar,” thote postieri. Dhe për ta mbyllur: “E di sa e rëndësishme është letra juaj, unë do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të siguruar dërgimin në parajsë në mënyrë të sigurt”.
“Ajo që ju keni bërë është kaq e bukur”

Teri Copland, mamaja e tij thotë se ajo ishte shumë e prekur nga ky gjest. Ku postimi i saj, eshte shperndarë më shumë se 250.000 herë, ajo falënderon perzemerësisht Mailin Mbretëror për djalin e saj: “Nuk mund ta perkufizoj se sa shumë është i lumtur kur ka zbuluar se babai i tij mori letrën e tij … Ju nuk keni qene te detyruar te bëni këtë gjest, ju mund ta kishit injoruar atë … Por ajo që keni bërë për një djalë të vogël te cilin nuk e keni takuar kurrë është kaq e bukur! ”

Në një intervistë në faqen e lajmeve EdinburghLive, Teri Copland thotë se djali i saj tani dëshiron të bëhet një postier, “sepse ata duhet të kalojnë vende shumë të rrezikshme për të dërguar postën.”

Pershtati ne shqip K.Sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *