Pema e Krishtlindjeve që kushton 2.3 milion euro, është e gjitha prej…ari

Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Europë, me një vlerë prej plot 2.3 milionë eurosh.

Pema është krijuar e gjitha me flori nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.

Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Floriri mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të depozituar para, që ka parë një ringjallje vitet e fundit, për shkak të krizave të shumta financiare, inflacioneve dhe interesave të ulëta.

Piramida vezulluese që u shfaq te kompania Pro Aurum në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *