Samiti në Poloni, Meta takon Arnold Schwarzenegger: Së afërmi do të na vizitojë në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka takuar këtë të martë në Katovicë aktorin e mirënjohur amerikano-austriak dhe njëkohësisht guvernatorin e SHBA-së, Arnold Schwarzenegger.

Ka qenë vet Meta i cili e ka bërë të ditur këtë takim, përmes një fotografie të publikuar në  faqen e tij të Facebook.

Presidenti e ka cilësuar Schwarzeneggerin si një person mjaft të angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzimit për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin dhe eliminimin e ngrohjes globale. Në fund të postimit të tij, Meta shkruan me bindje se Arnold Schwarzenegger do të vijë së shpejti edhe në Shqipëri.

Ky takim i Metës me Shwarzenegger vjen fill pas Samitit të Kombeve të Bashkuara “COP24” që është mbajtur dje në Poloni në kuadër të trendeve klimaterike dhe sfidave globale

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *