S’ka më “Roaming” mes Shqipërisë dhe Kosovës …pas 6 muajsh!

Kryeministri Rama duket se i kishte lënë të gjitha për t’i thënë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në Pejë, tha se Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës  përballë Serbisë dhe brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm nuk do ketë më “Roming” mes dy vendeve.

Tarifa e Romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda vendit.

Kryeministri njoftoi edhe marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të patentave.

Sa i përket bashkimit doganor, Rama e pati edhe një përgjigje për të gjitha ata që këtë mund ta konsiderojnë tentativë për Shqipërinë e Madhe.

“Jemi të gatshëm t’i presim të gjithë ata që janë të shqetësuar, t’ua shpjegojmë si është kjo punë. Do jetë mesazh domethënës për të gjithë partnerët, për Serbinë në radhë të parë“, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *