Skena kaosi në Paris, 270 arrestime dhe të paktën 110 të plagosur

“Xhaketat e verdha “:” Më shumë se 100 të plagosur, nje person eshte derguar ne urgjencë “gjatë dhunës në Paris, thotë Christophe Castaner

Pas konflikteve te para pranë Champs Elysees, mobilizimi i “xhaketa verdha” ka çuar në një shpërthim të dhunës në pasditen e sotme, 1 dhjetor, në disa lagje të Parisit, gjendja ka shkuar ne degradim dhe ne kaos. Selia e policisë në Paris numëron 270 arrestime dhe të paktën 110 të plagosur, duke përfshirë 17 anëtarë të forcës policore. Një makinë policore u dogj gjithashtu. I ftuar ne oren 20 orë ne TF1, Christophe CASTANER njoftoi se një nga të plagosurit ishte “ne gjendje kritike”. Ky është një protestues i cili u plagos nga një rrjet i kopshtit ne Tuileries, i cili nuk ishte i mbyllur.

Skena kaosi në Paris. Automjetet dhe restorantet u dogjën, shkaterruan dhe vodhen shume dyqane. “Abuzimet e papranueshme” të kryera në Paris nuk do “të mbeten pa u ndëshkuar”, tha prokurori i Republikes ne Paris, Remy Heitz në një deklaratë të transmetimit ne mbremjen e kesaj te shtunë. Prokurori siguron se “sigurimi eshte forcuar nga gjyqtarët dhe referentët shtesë.”

“Shumë njerëz të organizuar”. “Grupe te ndryshme qe sa vijne e rriten dhe shumë të vendosur që shpërndahen në Paris dhe angazhohen per te prishur qetesine publike,” tha zëdhënësi i prefekturës policore të Policisë së Parisit, Johanna Primevert. Ajo vuri në dukje përgjegjësinë e “njerëzve shumë të organizuar” të vendosur për “të shkuar në konfrontim” me policinë. Zëdhënësja u bëri thirrje gjithashtu protestuesve të shkëputen nga “banditë” për të lehtësuar qe te mos shkoje dhe ne arrestimin e tyre.

Oragnizata protestuesish kudo në Francë. Demonstrata dhe bllokadat u zhvillua në të gjithë Francën, me përleshje të rastit mes forcave të sigurisë dhe “xhaketave të verdha”, por shumë më të vogla, në Marsejë, ku policia ka numëruar 300 protestues. Në orën 17, rreth 75,000 protestues u identifikuan nga autoritetet në të gjithë Francën. Dita e parë kombëtare, 17 nëntor, kishte 282,000 njerëz, dhe 106,000 e dytë, duke përfshirë 8,000 në Paris.

Pershtati ne shqip K.Sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *