“Tepsia” simboli i vrasjes se shpreses dhe e pushtetit te fituar me aleancen e bandave

Nga T.Aliaj

Situata politike ishte e paralajmeruar qe do degradonte ne kete nivel, kjo per faktin se arroganca e shifrave mbyti dhe vrau jeten politike. Kryeministri e “do opoziten” per nje demokraci funksionale, madje kupton se demokraci pa opozite nuk mund te kete, por e kupton kete vetem atehere kur e sheh se po i therrmohet fasada qe ka ngritur deri me tani. Sigurisht numrat jane ato qe te japin drejtimin e vendit, por Rama kete e pa ne formen e pushtetit absolut, ku opozita nuk pyetej. Nese opozita nuk ka asnje te drejte vendimarrjeje, atehere z. Kryeministruc, per cfare te duhet opozita kur ti i ke numrat dhe ligjet i miraton sipas oreksit te korrupsionit?! Nje opozite nuk mund te rri ne sallen e Parlamentit per te treguar fasaden, sikur ne Shqiperi ekziston demokracia, nderkohe qe ti nga ana tjeter, duhet t‘u pergjigjesh kerkesave te bandave qe te mblodhen votat duke harruar qellimin per te cilin je kryeminister dhe kujt realisht duhet ti sherbesh. Te hengri koken llogjika e numrave te fituar me mbeshtetjen e bandave dhe parate krimit. Harrove se numrat nuk te japin te drejten ty dhe askujt te shtypi opoziten, apo te rrjepi popullin me taksat. Ti vuan nga deliri, por numrat ta shfaqen edhe me shume semundjen tende, pasi cdo veprim politik i juaji konsiderohet “ok”, vetem sepse keni numrat. Atehere nese ne gjykimin tuaj ju jeni mazhoranca e numrave, pse jeni kapur “shah mat” nga dorezimi i mandateve te opozites?! Ajo per ju nuk ekzistonte edhe ne kohen kur ajo ishte ne Parlament. A nuk eshte po e njejta gje dhe tani qe opozita i ka dorezuar mandatet?! Ju i keni deputetet tuaj, ju i keni numrat, mund te vazhdoni punen! Jo pra, z. Kryeministruc, sepse nuk mund te fshihesh pas numrave, kjo per arsyen e vetme se demokracia dhe politika nuk jane numra. Nuk mund ta perdoresh opoziten per te fshehur vrasjen e demokracise, per te fshehur lidhjet e tua direkte apo indirekte me korrieret te tu te krimit, qe ke vendosur ne postet e ministrit apo si kryetare bashkie. Sot po te digjet toka nen karrigen e pushtetit te numrave, te fituar nga aleanca jote me boten e krimit. Sot, per te bindur kritiket eshte thirrur armata e analisteve apo anestezisteve te pushtetit, per te treguar se KM eshte ne qeveri, se ka numrat dhe se opozita duhet te heshti, sepse dhe nese qytetaret jane varferuar kjo nuk ka problem, pasi e kane zgjedhur me vote varferimin dhe skamjen e tyre. Po ashtu, keta anesteziste ngrehin pallavra se opozita nuk ka program per qeverisje. Programi i Rames “tepsia, tenxherja, hashureja, pilafi” ishte premtues per zhvillimin e vendit, qe sipas “anestezisteve” te pushtetit, beri qe Rama te fitonte. Duke shmangur me qellim a jo, alencen e tij me krimin ata jane kthyer ne avoketer te djallit. Duke veshtruar kete qendrim pro pushtetit te atyre qe presupozohet se duhet te thone te verteten per interesa te qytetarve, atehere faktohet se kriminelet nuk jane vetem ata qe vjedhin, vrasin, apo trafikojne. Kriminele mund te konsiderohen edhe bashkpuntoret te cilet mbrojne apo fshehin krimet, duke renduar edhe me shume situaten mbi viktimat, mbi popullin. Qe mazhoranca aktuale e vodhi apo e bleu voten, kjo eshte e dokumentuar. Fakte te vjedhjes dhe blerjes se votes jane dokumentuar edhe nga “VOA” e cila posedon pergjime qe e faktojne kete. Ironia e ketij rasti eshte se prokuroria po synon te denoje denoncuesin dhe jo shkelsin e vertete te ligjit. Kjo eshte nje nder provat me flagrante se perse Rama nuk paraqiti asnje program ne zgjedhjet e 2017-es per zhvillimin e vendit, pasi e kishte te siguruar fitoren dhe ishte i bindur se tepsia do te ishte e tij, e kjo me mbeshtetjen dhe besimin e bandave. Per anestezistet e traumave te Rames si karolua, evangjelistet mund te dalin te flasin per programin qe Rama paraqiti ne zgjedhje dhe jo te sulmojne vetem opoziten. Mungesa e nje programi nga Rama fakton se zgjedhjet per te ishin nje farse, ose nje ndeshje per te cilen dihej rezultati final, pra ishte tashme paraprakisht e ditur se fitues do dilte Rama dhe aleanca e krimit. “Tepsia” ishte programi i Rames qe “anestezistet” e pushtetit mbrojne per te mpire dhimbjet e nje populli. “Tepsia” ra bashke me numrat ndaj terhiqu sa je ne kohe, hapi rrugen nje politike normale duke i kthyer ne te njejten kohe shpresen vendit qe ju thoni se doni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *