Tiranë/ Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, përplasen me policinë bashkiake

Mëngjesin e sotëm, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë.

Gjatë protestës së radhës, mësohet se ka pasur përplasje me Policinë Bashkiake, e cila ka për detyrë garantimin e vazhdimit të punimeve në zonën e Astirit.

Të pranishëm në protestë janë edhe deputetë të opozitës.

E ndërsa disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa dy familje pranuan që të zhvendosen te banesat sociale, duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *