Tri shenjat që tregojnë se ka ardhur koha të ndaheni nga partneri juaj

Nëse jeni në dyshime nëse duhet apo jo të ndaheni nga partneri, atëherë mos i dëgjoni të tjerët, por mbani parasysh se është vendim personal të cilin duhet ta merrni ju personalisht.

Më poshtë do ju listojmë disa prej shenjave për të cilat ekspertët thonë se shërbejnë si tregues të fortë që është më mirë të ndaheni:

A ka ofendime në lidhjen tuaj?

Çdo çift bisedon – ose të paktën çiftet në lidhje të shëndetshme. Por nëse e gjeni veten në fjalë apo debate ku ka shumë ofendime, atëherë kjo është shenjë e një problemi më të madh.

A ju bezdis partneri juaj?

Normalisht, kur shpenzoni sasi të konsiderueshme të kohës me dikë, ai/ajo ka predispozita të bëhet i bezdisshëm. Por, nuk e kemi fjalën për këtë lloj bezdie. Nëse partneri jua ju bezdis në përditshmëri për çdo gjë të mundshme, atëherë kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje maksimale.

A do t’i bënit gjërat më parë vetë sesa me atë?

Shpenzimi i kohës në vetmi është diçka tejet e çmueshme, e cila u nevojitet të gjithëve në përgjithësi. Por nëse filloni të dëshironi që të gjitha aventurat t’i përjetoni pa partnerin, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.

A dëshironi të provoni ende?

Vetëm se jeni përgjigjur me “po” në pyetjet e mëparshme, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se është koha të hiqni dorë nga lidhja apo partneri juaj. Pas këtyre, duhet ta pyesni veten: a dëshironi të përpiqeni ende për këtë lidhje? Çdo lidhje i ka të metat e veta. Por, nëse në fund të ditës të qenurit pa këtë person ju bën më të pikëlluar  sesa kur jeni me të dhe dhembë më shumë kur jëni pa të, atëherë ndoshta duhet të provoni ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *