“Unaza e Re”/ Banorët largojnë grupet e vlerësimit të ARRSH-së

Ashtu siç u paralajmërua që dje, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë dolën në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët si dhe për të bërë vlerësimin e banesave në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unazës së Re”.
Por punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të Astirit, por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së.

Teksa banorët kanë hyrë sot në ditën e 23 të protestës, ata kërkojnë me ngulm që qeveria të tërhiqet nga vendimi për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *